Dinamo e Ilir Dajës pëson humbje të thellë në Bialystok

Futboll

Dinamo e Ilir Dajës pëson humbje të thellë në Bialystok

Nga: K.G. Më: 21 gusht 2025 Në ora: 22:12
Jagiellonia

Skuadra e Dinamos së Tiranës, fituesi i Kupës së Shqipërisë, sonte nuk e ka pas natën e saj, duke pësuar humbje të thellë në Bialystok të Polonisë.

Jagiellonia ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj dinamovitëve të Ilir Dajës, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League. 

Skuadra polake ka kapital të madh për sfidën e kthimit në Tiranë. 

Golat i realizuan Imaz (12‘), Pululu (34’) e Wojtuszek (50’).

Dinamon e pret punë e madhe në Tiranë për të përmbysur këtë rezultat të skuadrës rivale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat