Asllani veç fanellës së Interit humbet edhe mijra ndjekës

Futboll

Asllani veç fanellës së Interit humbet edhe mijra ndjekës

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 19:11
Kristjan Asllani

Largimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga ekipi i Interit ka pasur direkt efekt në llogarinë sociale në Instagramin e 23-vjeçarit.

Gjatë 24 orëve nga ky transferimi, Asllani ka “humbur” 10 mijë ndjekës, nga 315 mijë, në 305 mijë.

“Regjisori” elbasanas do të fillojë një kapitull të ri profesional me Torinon, aty ku do te këtë shansin të tregoi veten. Te “Demat” torinez, Kristjan Asllani është huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Më herët, shqiptari ishte shumë pranë kalimit te Bologna, por palët nuk ranë dakord për pagën.

Real Betis po ashtu shfaqi interesim për Asllanin, megjithatë ishte vendimi i tij që e refuzoi aventurën në La Liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat