Përfundon “ëndrra” europiane e Dinamos

Futboll

Përfundon “ëndrra” europiane e Dinamos

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 22:59
Dinamo

Aventura e Dinamos në kualifikueset europiane ka përfunduar mbrëmjen e sotme.

Kryeqytetasit e Shqipërisë nuk mundën dot të bënin mrekullinë përballë Jagiellonias.

Përballja e sotme përfundoi me rezultatin 1-1, por humbja në takimin e parë në Poloni që përfundoi me shifrat 3-0 e eliminoi Dinamon mbrëmjen e sotme përballë Jagiellonias.

“Nëndetsja” ishte e para që kaloi në avantazh mbrëmjen e sotme falë një goli të Dejvi Bregut në pjesën e dytë.

Megjithatë, dhjetë minuta më vonë, polakët barazuan shifrat me Rallis duke mbyllur takimin në barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat