Futbollisti spanjoll bëhet me klub të ri

Futboll

Futbollisti spanjoll bëhet me klub të ri

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 11:42
Cesar Azpilicueta

Futbollisti i njohur spanjoll, Cesar Azpilicueta, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas largimit nga Atletico Madrid, 36-vjeçari tashti ka gjetur një skuadër të re.

Azpi pritet të nënshkruajë një kontratë me skuadrën tjetër nga La Liga, Sevilla.

Ish-lojtari i Chelseat, Marseille, Osasunas dhe Atletit, ka fituar shumë tituj të rëndësishëm gjatë karrierës së tij, si Premier League, Champions League, Europa League dhe FA Cup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat