Media maqedonase për sfidën me Dritën: Shkëndija kundër Ramadanit e Bejtullait.

Futboll

Media maqedonase për sfidën me Dritën: Shkëndija kundër Ramadanit e Bejtullait.

Nga: K.Goca Më: 29 gusht 2025 Në ora: 14:43
Drita

Tani dihet se cilët janë rivalët e Shkendijës së Tetovës në Conference League në futboll.

Media maqedonase “Sportsport” ka shkruar ndër të tjera: “Sigurisht, më së interesanti është udhëtimi në Kosovë te Drita. 

Ndër të tjera, fakti që trajneri i Dritës është trajneri ynë Zekirija Ramadani, dhe si lojtar Egzon Bejtullai, ish-lojtar i kombëtares maqedonase.

Është interesante se të dy dikur e kanë veshur fanellën e Shkëndijës. 

Blerton Sheji,  ish-anëtar i kombëtares sonë të të rinjve, luan gjithashtu për Dritën.

Shkëndija do të përballet gjithashtu me Rayo Vallecanon dhe AEK Larnaca në transfertë.

Në shtëpi, Shkëndija do të luajë kundër Sllovan Bratislavës, Jagiellonisë dhe Shelburnes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat