Kuqezinjtë përballë ekipit të shqiptarëve

Futboll

Kuqezinjtë përballë ekipit të shqiptarëve

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 20:34
Ylber Ramadani dhe Ardon Jashari

Në prag të ballafaqimit mes Lecce-s dhe Milani, janë zbardhur formacionet zyrtare.

Te vendasit bie në sy prezenca e “regjisorit” Ylber Ramadani.

Mesfushori i Kombëtares do e nis duelin nga minuta e para.

Në stol gjendet futbollisti tjetër i Shqipërisë, fjala është për Medon Berishën.

Nga kampi i Milanit, mungesat më të rëndësishme koçidojnë me Rafael Leao dhe Ardon Jasharin.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, lojtari me origjinë shqiptare ka shqetësime fizike dhe trajner Massimiliano Allegri nuk dëshiron të rrezikojë, e njëjta gjë vlen edhe për anësorin portugez.

Për Milanin fitorja vështrohet detyrim, marrë në konsideratë humbjen e ndeshjes së parë në Serie A për sezonin 2025-2026 kundër Cremoneses.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat