West Ham vendos çmimin për Paquetan

Futboll

West Ham vendos çmimin për Paquetan

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 15:40
Paqueta

West Ham United ka vendosur çmimin fillestar për yllin brazilian, Lucas Paquetá, i cili po kërkohet nga disa rivalë të Premier League para mbylljes së afatit kalimtar të së hënës.

Sipas “Globo Esporte”, fillimisht interesim ka shprehur Tottenham, ndërsa më pas në garë për brazilianin janë futur edhe Everton dhe Aston Villa.

“Çekiçët” janë të gatshëm ta shqyrtojnë shitjen e mesfushorit nga një shumë që nis prej 50 milionë paundësh.

Vetë Paqueta raportohet se është i hapur për largim nga West Ham dhe pret ofertën e duhur për të bërë hapin e radhës në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat