Cunha largohet nga skuadra e Brazilit

Futboll

Cunha largohet nga skuadra e Brazilit

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 11:16
Cunha

Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti e ka larguar emrin e Matheus Cunha për ndeshjet e shtatorit.

Kjo ka ardhur pasi 26-vjeçari ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Burnle.

Cunha u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minuatve lojë.

Vendimi për të mos u bashkuar me ”Selecaon” ka ardhur pas diskutimit midis stafit mjekësor të United dhe atij të ekipit kombëtar brazilian.

Brazili gjatë muajit shtator do të luaj dy ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, kundë Kilit me 5 shtator dhe Bolivisë me 10 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat