Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

Futboll

Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Ndeshja e prapambetur Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator!

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të Superiores, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.

Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00.

Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat