74 mijë euro për Ernest Muçin

Futboll

74 mijë euro për Ernest Muçin

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 14:49
Ernest Muçi

Ernest Muçi me shumë gjasa mund të largohet nga Besiktas.

Kjo pasi për sulmuesin e Kombëtares ka interes nga Rubin Kazan.

Skuadra ruse kërkon shqiptarin për ta bërë shok skuadre me Mirlind Dakun dhe për t’ua besuar shqiptarve repartin e avancuar. Rubin Kazan i ka ofruar Muçit pagë që kap shifrën e 74 mijë eurove në muaj.

Kjo lëvizje kërkohet të bëhet në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit të Muçit në fund të sezonit.

Kujtojmë se aktualisht ish-i i Tiranës është i angazhuar me Kombëtaren shqiptare për miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese me Letoninë.v

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat