Ekspedita e Maqedonisë niset për në Pragë

Futboll

Ekspedita e Maqedonisë niset për në Pragë

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 15:36
Maqedonia

Maqedonia në futboll, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u nis për në Pragë të Çekisë, ku më 4 shtator e pret përballja miqësore me Arabinë Saudite.

Pas disa seancave stërvitor në Shkup, lajm i mirë është që nuk asnjë të lënduar dhe të gjithë janë vënë në urdhrat e trajnerit Bllagoja Milevski..

Ky i fundit do të ketë mundësi që të provojë skema të ndryshme taktike në miqësoren në Pragë, para sfidës kualifikuese me kombëtaren e Lihtenshtajnin, më 7 shtator në Shkup.

Përballja miqësore në mes Arabisë Saudite dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten, në orën 17.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat