Vllaznia e “pamëshirshme” në Shkodër

Futboll

Vllaznia e “pamëshirshme” në Shkodër

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 21:50
Balaj e Tafili

Ka përfunduar me rezultatin e pastër 3:0 miqësorja mes Vllaznisë dhe Deçiqi nga Tuzi.

Ky duel ka shërbyer si “test” për të mbajtur në formë ekipet respektive, marrë në konsideratë aktivitetet e kombëtareve.

Dueli është mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ka pasur vetëm një ekip në fushë, të besuarit e Edi Martinit.

Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Kastrati (35’), Ara (40’) dhe Tafili (55’). Në Superiore pas 2 javësh, shkodranët regjistrojnë 3 pikë, ndërsa zbresin në fushë karshi Partizanit, 13 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat