Gjermania shpërthen në pjesën e dytë

Futboll

Gjermania shpërthen në pjesën e dytë

Nga: K.G. Më: 7 shtator 2025 Në ora: 23:31
Pamje nga ndeshja

Gjermania megjithatë ka shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Gjermanët para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 3:1 Irlandën Veriore. Gjermania shpërthen në pjesën e dytë falë zëvendësuesve Amiri e Goretzka.

Për Gjermaninë shënuan Gnabry (7'), Amiri (69') e Wirtz (72') dhe për udhëtuesit Price (34').

Në Grupin A, Gjermania është në vend të dytë me 3 pikë dhe Irlanda e Veriut në të tretin me 3 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat