Shqipëria luan ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Rumanisë

Futboll

Shqipëria luan ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Rumanisë

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 16:11
Shqipëria

Shqipëria U-17 luajti sot ndaj Rumanisë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “Syrenka Cup”. Në ndeshjen e zhvilluar në Poloni, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj u mposhtën me rezultatin 0-3.

Trajneri Tafaj hodhi në fushë këtë formacion: Lleshi (Gk), Varesis, Pierro, Gashi (c), Qosja, Marku, Luka, Lulaj, Spahiu, Malko, Ymeri.

Fraksioni i parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Rumaninë, të cilët realizuan golin e avantazhit në minutën e 23-të me Marincean.

Në pjesën e dytë, trajneri Tafaj bëri disa zëvendësime, duke hedhur në fushë Uldedajn, Himallarin, Malin, Vatën dhe Kurtulaj dhe Ballën. Kuqezinjtë pësuan golin e dytë në minutën e 48-të dhe pavarësisht rasteve që krijuan, nuk arritën të shkurtonin rezultatin e ndeshjes. Andrei Niculcea shënoi edhe golin e tretë për përfaqësuesen rumune në minutën e 83-të.

Ky takim u mbyll me shifrat 0-3 për Rumaninë. Djemtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj barazuan 1-1 ndeshjen e parë me Poloninë, ndërsa triumfuan 0-1 në përballjen me Norvegjinë.

Kjo ishte hera e parë që Shqipëria U-17 merrte pjesë në turneun “Syrenka Cup”. 

“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa.

Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat