Edon Zhegrova nuk luan ndaj Interit

Futboll

Edon Zhegrova nuk luan ndaj Interit

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 16:19
Edon Zhegrova

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit me fanellën e Juventusit.

Zhegrova u paraqit në konferencë për media, për herë të parë si lojtar i “Zonjës së Vjetër”.

Edhe pse ka nisur stërvitjet me grupin, ylli kosovar nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Interit.

“Nuk do të jem pjesë e Interit për ndeshjen ndaj Interit.

Kam nevojë për më shumë kohë”, u shpreh Zhegrova.

Kujtojmë që Zhegi te Juventusi u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar. Ai mungoi edhe për Kosovën në ndeshjet e muajit shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat