Leutrim Krasniqi merr drejtimin e Dinamos

Futboll

Leutrim Krasniqi merr drejtimin e Dinamos

Nga: K.G. Më: 11 shtator 2025 Në ora: 18:58
Xhevat Rushiti e Leutrim Krasniqi

Leutrim Krasniqi, prej trajnerëve më perspektivë në futbollin e Kosovës, ka marrë drejtimin e klubit Dinamo e Ferizajt.

Dinamovitët aktualisht renditen në vend të shtatë me 9 pikë pas javës së 5-të të Ligës së Parë të Kosovës. 

“FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e kryetrajnerit Leutrim Krasniqi në krye të shtabit teknik.

I urojmë mirëseardhje, shumë fat, shëndet dhe suksese në drejtimin e skuadrës sonë! 

Për ndihmëstrajnerin do të njoftoheni së shpejti”, njofton FC Dinamo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat