Muller shënon het-trik në Amerikë

Futboll

Muller shënon het-trik në Amerikë

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 12:16
Thomas Muller

Pas 17 viteve të kaluara te Bayern Munich, Thomas Muller u largua dhe u transferua në kampionatin amerikan, te skuadra e Vancouver Whitecaps.

Sulmuesi gjerman është përshtatur për mrekulli, ku mbrëm shënoi het-trik.

Vancouver shënoi fitore bindese ndaj Philadelphia Union, me rezultat 7-0, ku tre gola u shënuan nga Muller.

36-vjeçari po ashtu bëri edhe një asist në këtë përballje.

Tashmë Thomas Muller ka shënuar 4 gola në tre ndeshje me skuadrën amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat