Morata paralajmëron Milanin

Futboll

Morata paralajmëron Milanin

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 15:25
Álvaro Morata

Álvaro Morata ka folur sërish në mënyrë të koduar për eksperiencën e tij të vështirë dhe të shkurtër te Milani.

Sulmuesi madrilen debutoi me Como ndaj Genoa, por pas ndeshjes u ndal në konferencë për mediat, duke iu përgjigjur pyetjes mbi sezonin e kaluar, kur luante për ekipin lombard.

Sezoni i tij ishte i ndarë mes Milanit dhe Galatasaray. Morata tha: “Si arrita te Como, pas një sezoni të vështirë? Nëse e quani të vështirë, duke fituar tri kupa…”

Ai sqaroi se nuk pati një vit të keq sportiv: “Nuk jam dakord. Sezonin e kaluar te Milani fitova në ‘Santiago Bernabéu’, në Champions, luajta ndeshje të mira dhe fituam Superkupën, duke mundur Juventusin e Interin. Nuk ishte një vit i keq.

E vërteta është se u largova keq, por nuk mund të flas tani. Ndoshta do të flas për këtë kur të tërhiqem nga futbolli”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat