Fitojnë Skënderbeu, Laçi, Burreli, Apolonia e Iliria

Futboll

Fitojnë Skënderbeu, Laçi, Burreli, Apolonia e Iliria

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 12:14
Pamje nga ndeshja

U luajt java e katërt e Kategorisë së Parë 2025–2026.

Skënderbeu fitoi 1:0 në transfertë ndaj Pogradecit dhe kryeson kampionatin me 10 pikë.

Burreli mundi Besën 2:1 me përmbysje, ndërsa Laçi fitoi 2:0 ndaj Korabit.

Iliria mposhti Kukësin 1:0, Apolonia fitoi 2–0 ndaj Kastriotit, ndërsa Lushnja dhe AF Luftëtari barazuan 1:1.

Në renditje Skënderbeu i Korçës është i pari me 10 pikë, i ndjekur nga Laçi me 9 pikë dhe Apolonia e Burreli me nga 7 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat