Liverpooli mezi kualifikohet

Futboll

Liverpooli mezi kualifikohet

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2025 Në ora: 22:54
Isak

Southampton nuk po kalon formë të mirë në garat e Championship por sonte gati ka befasuar kampionin e Anglisë, Liverpoolin, në të 16-ën e finales së EFL Cup në futboll.

\Ballafaqimi mes Liverpoolit dhe Southampton ka përfunduar me fitoren e kampionit me rezultat 2:1.

Isak shënoi në minutën e 42-të e Ekitike (85’) për Liverpoolin dhe Charles (76’) për Southamptonin. 

Ekitike është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 86-të.

Liverpooli kualifikohet më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat