Rikthehet qendërmbrojtësi në ekip

Futboll

Rikthehet qendërmbrojtësi në ekip

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 19:44
Genc Berisha

Qendërmbrojtësi Genc Berisha është rikthyer në stërvitje me ekipin e Dinamos së Ferizaj.

Ai është një komponentë shumë i rëndësishëm në prapavijën e “Bluve”.

Në 8 ndeshjet e Ligës së Parë në Kosovë, Dinamo numëron 15 pikë, e përkthyer me vendin e 5-të, 5 pikë pas liderit të Vëllaznimit.

Ndeshja e radhës për dinamovitët do të jetë në datën 27 shtator, në fushën e tyre kundër Trepça Mitrovicë. Investimet në merkato te klubi nga Ferizaj kanë qenë në masë, tregues se ata pretendojnë për t’u ngjitur në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat