Neymar rikthehet në Europë?

Futboll

Neymar rikthehet në Europë?

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 11:46
Neymar

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Neymar Jr, mund të rikthehet në Europë për të luajtur në nivele të larta.

Siç raporton “Gazzetta”, skuadra e Napolit është duke e kërkuar futbollistin dhe një gjë e tillë mund të ndodh qysh në janar, në afatin dimëror.

Neymar po kalonte momente të mira te skuadra e Santos-it, por si gjithmonë me probleme me lëndime.

Megjithatë, ai pritet të rikthehet shumë shpejt në fushë dhe një largim nga Brazili mund të ndodh në afatin e janarit.

Pas Kevin De Bruyne, Napoli, kampioni aktual i Serie-s A dëshiron një tjetër yll në skuadër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat