Edy Reja përgatitet për të shuar 70 qirinjtë në tortë

Futboll

Edy Reja përgatitet për të shuar 70 qirinjtë në tortë

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 16:27
Edoardo Reja

Edoardo Reja do të festojë ditën e nesërme 70-vjetorin e lindjes.

Trajneri italian, karriera e të cilit nisi në viter e ’60-ta, edhe këtë përvjetor do ta festojë duke bërë atë që adhuron më shumë, të lundrojë me vela në brigjet e Triestes.

“Gjithmonë e kam bërë këtë në ditën e ditëlindjes, përveç kur isha trajner i Shqipërisë, sepse data e lundrimit përkiste me angazhimet e kombëtareve”, rrëfen Reja për “La Gazzetta dello Sport”.

Shqipëria ishte kapitulli i fundit i një historie të gjatë. “Isha vetëm 16 vjeç kur më kërkoi Spal i Paolo Mazza-s. Ai çast më ndryshoi jetën”, rrëfen Reja.

Gjatë intervistës Reja rrëfen me krenari për arritjet në vendin tonë kur vendos në pah kalimin e Shqipërisë nga Grupi C në Grupin B të Nations League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat