Përballja shqiptaro – malazeze, finale para finales në Kupën e Malit të Zi

Futboll

Përballja shqiptaro – malazeze, finale para finales në Kupën e Malit të Zi

Nga: K.Goca Më: 15 tetor 2025 Në ora: 17:16
Deçiqi

Shorti për Kupën e Malit të Zi në futboll sjell emocione, pasi ekipi që mbron kupën e këtij kompeticioni, skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit dhe kampioni aktual i këtij vendi, Buduçnosti i Podgoricës, do të takohen në të tetën e finales.

Mikpritës është ekipi nga Tuzi.

Përballja shqiptaro – malazeze është finale para finales në Kupën e Malit të Zi.

Skuadra tjetër shqiptare, Otrant Olimpik nga Ulqini, e pret Rudari e Plevlës.

E teta e finales do të luhet më 22 tetor.

Kupa e Malit të Zi, 1/8 finale

Igallo - Mladosti DG
Deçiqi - Buduçnosti
Jedinstvo - Petrovaci
Sutjeska - Llovçeni
Jezero - Bokeli
Iskra – Arsenali
Otrant Olimpik - Rudari
Mornari - Grbali

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat