Publikohet lista për çmimin “Golden Boy”

Futboll

Publikohet lista për çmimin “Golden Boy”

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 18:50
Lista

Gazeta italiane, ”Tuttosport”, ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për çmimin ”Golden Boy”.

“Golden Boy” është një çmim vjetor që jepet për futbollistin më të mirë të ri në Evropë nën moshën 21 vjeç, i cili luan në një nga ligat elitare evropiane.

Favoritet kryesor për këtë vit janë Pau Cubarsi, Desire Doue e Arda Guler.

Në listën e publikuar mungon Lamine Yamal, pasi sipas rregullave, një futbollist nuk mund të nominohet më shumë se një herë.

Fituesi i ”Golden BVoy” përcaktohet nga një panel gazetarësh sportivë nga mediat më të mëdha evropiane.

Disa prej futbollistëve që e kanë fituar këtë çmim në dekadat e fundit janë: Wayne Rooney (2004), Lionel Messi (2005), Cesc Fàbregas (2006), Kylian Mbappé (2017), Erling Haaland (2020), Jude Bellingham (2023) dhe Lamine Yamal (2024).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat