Torino këtë fundjavë në kampionat, PSV në mesjavë

Futboll

Torino këtë fundjavë në kampionat, PSV në mesjavë

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 14:36
Conte

Torino këtë fundjavë në kampionat, PSV në mesjavë në Champions League dhe më pas ndeshja vendimtare me Inter për titullin kampion në Serie A. Janë këto tri sfidat e radhës të Napoli kampion në Itali.

Tri ndeshje delikate, ku trajneri Antonio Conte synon të zbatojë një “turnover” për të patur gjithnjë një ekip të freskët e agresiv. “E rëndësishme është t’i marrim ndeshjet një e nga një”, tha trajneri i Napoli.

“Duke pasur parasysh dëmtimet e fundit, rotacionet do të jenë të pashmangshme.

Prandaj kërkuam një merkato të fuqishme dhe një ekip të zgjeruar, pasi luajmë çdo tri ditë”, shtoi më tej Conte.

“E di që çdo sfidë ka rëndësinë e saj, duhet maksimumi dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi për të bërë gol.

Gjithsesi, jemi fokusuar te ndeshja me Torino, për të tjerat do të flasim javën tjetër”, tha Conte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat