Ndeshja e çmendur në Podujevë, Llapi fiton me përmbysje

Futboll

Ndeshja e çmendur në Podujevë, Llapi fiton me përmbysje

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2025 Në ora: 14:58
Pamje nga ndeshja

Ndeshje me kthesa të çmendura në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës së Skenderajt.

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së dhjetë në elitën e futbollit të Kosovës.

Fitore me përmbysje.

Llapi udhëhoqi me 2:1, pastaj Drenica me 2:3 dhe përfundoi me 4:3 në favor të llapjanëve.

Për Llapin shënuan Blakçori (4'), Gnapi Dabie (20'), Zeqiri (77') e Hyseni (88') dhe për udhëtuesit realizuan Uka (5' e 59') dhe Krasniqi (43').

Llapi ngritet në vend të pestë me 13 pikë e Drenica bie në të shtatin me 11 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat