Nuk ka pas startin më të mirë të mundshëm

Futboll

Nuk ka pas startin më të mirë të mundshëm

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 13:07
Endrick

Sulmuesi i talentuar Brazilian Endrick, nuk ka patur startin më të mirë të mundshëm të këtij sezoni te Los Blancos.

19 vjeçari që erdhi me bujë të madhe sezonin e kaluar nga skuadra Braziliane Palmeiras, nuk ka qenë fare në planet e Xabi Alonsos.

Ai ka zhvilluar vetem një ndeshje këtë sezon ndaj Valencias, ku u aktivizua për 12 minuta.

Gazetari i famshëm Fabrizio Romano ka raportuar që nga tetori se Endrick, ka hapur derën për një kalim te skuadra e Olympique Lyon në Francë, për të rigjetur formën me qëllimin e lojtarit, për të qenë i gatshëm për Botërorin 2025.

Sot gazetari italian ka cituar burimet e ‘El Globo’, mediumi brazilian shumë i besueshëm, që klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim pa drejtë blerje deri në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat