Adem Maliqi shënon për triumfin e madh të Trepçës ’89 në Pejë

Futboll

Adem Maliqi shënon për triumfin e madh të Trepçës ’89 në Pejë

Nga: K.G. Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 15:25
Futbollisti Adem Maliqi

Trepça ’89 e Mitrovicës gradualisht i afrohet kreut të tabelës. 

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Rilindjes 1974 nga Lugu i Baranit, në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Futbollisti Adem Maliqi shënoi në minutën e 88-të për fitoren e madhe të mitrovicasve në Pejë.

Vushtrria kryeson me 37 pikë, pasojnë Feronikeli 74 me 36, Dinamo 34, Vëllaznimi 34, Trepça ’89 33, Liria 33, Ramiz Sadiku 30 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat