Polemika dhe gjobë 1 milion euro

Futboll

Polemika dhe gjobë 1 milion euro

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 14:08
Stadiumi

Polemika dhe gjobë 1 milion euro!

Përfundimi i punimeve për rindërtimin e “Spotify Camp Nou” është shoqëruar me polemika pasi sipas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës e shtetit spanjoll kanë rezultuar plot 79 punëtorë me mangësi në dokumentacion.

Sipas inspektorëve mësohet se punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turk.  Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë.

Sipas “El Periódico” kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln €.

RTSH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat