I pyetur nëse Barcelona ishte favorite, Sanchez buzëqeshi

Futboll

I pyetur nëse Barcelona ishte favorite, Sanchez buzëqeshi

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 15:02
Pamje nga ndeshja

Portieri spanjoll i Chelsea, Robert Sánchez, foli me ton triumfues pas fitores 3-0 ndaj Barcelonës në “Stamford Bridge”.

Pasi e mbajti portën të paprekur, ai u ndal në zonën mikse dhe lëshoi një deklaratë të fortë kur u pyet për duelin Lamine Yamal–Cucurella. “E futi në xhep”, – u shpreh ai për shokun e skuadrës.

Mesazhi i dytë dukej po ashtu i drejtuar ndaj talentit të Barçës, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes në kombëtaren spanjolle.

“Të gjithë janë shumë të mirë derisa vijnë të maten në Premier League”, – tha portieri i Chelsea pas fitores së thellë ndaj skuadrës së Hansi Flick.

I pyetur nëse Barcelona ishte favorite, Sanchez buzëqeshi: “Favoritë rezultuam ne”. Portieri spanjoll përgëzoi edhe Cucurella, kur ky i fundit mori çmimin MVP të ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat