Shqiptarët befasojnë, për herë të parë në histori të Malit të Zi

Futboll

Shqiptarët befasojnë, për herë të parë në histori të Malit të Zi

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 19:47
Otrant Olimpik nga Ulqini

Dy skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit dhe Otrant Olimpik nga Ulqini, janë në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi në futboll.

E veçanta është se për herë të parë në histori të futbollit malazezë, dy skuadra shqiptare janë në gjysmëfinale e madhe.

Jashtë lojës janë dy skuadra me renome, Buduçnosti i Podgoricës e Sutjeska e Nikshiqit.

Pal Dreshaj, president i KF Deçiqit dhe Skendo Rexha i KF Otrant Olimpik, bënë mrekullinë në Mal të Zi.

Në gjysmëfinale janë edhe dy skuadra malazeze: Jezero e Mornari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat