Marotta: Chivu do të qëndrojë gjatë…

Futboll

Marotta: Chivu do të qëndrojë gjatë…

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 12:11
Chivu e Marotta

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, komentoi disa çështje para ndeshjes së Champions-it ndaj Atletico Madridit:

“Auto-kandidaturën (vetofrimin) e Simeone e lexoj si një shenjë respekti për klubin tonë, që ai e njeh mirë. Interi është një klub lider në Europë. Sidoqoftë, unë i uroj Chivu të qëndrojë shumë vite në stolin zikaltër”.

Marotta shtoi: “Chivu i përshtatet profilit që kërkonim, është pikërisht ai që na nevojitej.

Jemi të kënaqur me të, jam i bindur se mund të qëndrojë shumë vite tek Interi”.

Ai komentoi edhe për progresin e klubit: “Po vazhdojmë ngjitjen tonë krahasuar me disa vite më parë dhe po e bëjmë në mënyrën më të mirë. Kemi arritur nivele të rëndësishme, përfshirë edhe fillimin e projektit të stadiumit të ri, si në aspektin e rezultateve, ashtu edhe ekonomik”.

Për kritikët e portierit Sommer: “Ai nuk ka nevojë për këshilla, kritikat vijnë edhe për portierët më të mëdhenj. Respekt maksimal për një lojtar dhe profesionist të madh si ai”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat