Edhe një talent i Bashkimit 1947 ftohet nga Maqedonia U-20!

Futboll

Edhe një talent i Bashkimit 1947 ftohet nga Maqedonia U-20!

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 11:48
Agan Suliman

Edhe një futbollist i talentuar i Bashkimit 1947 nga Kumanova ftohet te Maqedonia e Veriut U-20.

"Talenti i FC Bashkimi 1947, Agan Sulimani, ka marrë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja U20 e Maqedonisë për ndeshjen miqësore kundër Lihten­shtajnit, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor, në Lihten­shtajn.

Agani i bashkohet Adis Muratit, duke bërë që Bashkimi të ketë dy përfaqësues në këtë grumbullim të rëndësishëm.

Kjo është edhe një dëshmi e fortë se Bashkimi 1947 është klub që punon me të rinjtë, investon vazhdimisht në zhvillimin e tyre dhe i hap dyert talentave të rinj. Kjo ftesë e dyfishtë e vërteton më shumë se kurrë rrugën e duhur që ka marrë klubi ynë.

Urime Agan! Na përfaqëso denjësisht në arenën ndërkombëtare me profesionalizëm!", njofton KF Bashkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat