Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës dhe stadiumi ku do të zhvillohet

Futboll

Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës dhe stadiumi ku do të zhvillohet

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 21:01
Stadiumi

Pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës të vitit 2026, është mësuar edhe ndeshja e parë e këtij eventi masiv.

Bëhet e ditur edhe zyrtarisht, se ndeshja e parë në këtë event do të luhet mes njërit nga bashkëorganizatorët dhe një kombëtareje nga Afrika.

Është fjala për Meksikën dhe Afrikën e Jugut.

Kjo ndeshje do të luhet më 11 qershor në Mexico City.

Botërori i vitit 2026 nis me 11 qershor 2026 dhe mbyllet me finale e madhe me 19 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat