Prishtina 01 përfundon aventurën në garat evropiane

Futboll

Prishtina 01 përfundon aventurën në garat evropiane

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 22:06
Prishtina 01

Prishtina 01 ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve të futsallit.

Kampioni i Kosovës pësoi humbje të thellë në ndeshjen kthyese ndaj FC Riga me rezultat 8:1, në Letoni.

Golin e vetëm pës Prishtinën 01 e shënoi Shefki Kameri.

Takimi i parë i zhvilluar në kryeqytet ishte mbyllur 3-3, duke e mbajtur gjithçka të hapur deri në ndeshjen e kthimit.

Megjithatë, FC Prishtina 01 edhe këtë vit futet në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë, një arritje e madhe që tregon rritjen e vazhdueshme të klubit dhe nivelin gjithnjë e më të lartë të futsallit në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat