Reagimi i Granit Xhakës pas shortit për Kampionatin Botëror

Futboll

Reagimi i Granit Xhakës pas shortit për Kampionatin Botëror

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 22:40
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është i kënaqur me shortin në Kampionatin Botëror. 

Zvicra është në Grupin B me Kanadanë, Katarin dhe fituesin e play-of-it (Italia, Irlanda e Veriut, Bosnjë-Hercegovina ose Uellsi).

Për Xhakën është një grup i mirë.

Kampionati Botëror mbahet vitin e ardhshëm, nga 11 qershori deri më 19 korrik.

“Një grup i mirë, me kundërshtarë interesant.

Natyrisht, do të jetë disi e veçantë të luajmë ndaj nikoqires së Botërorit, Kanadasë. Atmosfera do të jetë e shkëlqyeshme”, ka thënë Xhaka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat