Limaj: E di që sot na pret një ndeshje e vështirë në Klinë

Futboll

Limaj: E di që sot na pret një ndeshje e vështirë në Klinë

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 11:53
Vesel Limaj

FC Drira e Gjilanit sot do të zhvillojë ndeshjen e 16-të kampionale kundër FC Dukagjinit në Klinë.

Futbollisti i Dritës, Vesel Limaj foli fillimisht për ndeshjen e sotme (13.00).

"Mendoj se këto janë ndeshje që secili dëshiron të luaj por trajneri vendos dhe secili prej nesh mund ta tregojë veten.

E di që sot na pret një ndeshje e vështirë por jemi gati. Ne jemi për të arritur qëllimin, 3 pikëshin'', tha Limaj.

Ai tha se normalisht është pak ngarkesë nga lojërat në Europë por shpresojmë të vazhdojmë me ritëm pozitiv..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat