Anis Mehmeti në Kombëtare?!

Futboll

Anis Mehmeti në Kombëtare?!

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 16:18
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti vazhdon që të jetë një nga më të komentuarit, kjo për shkak të mungesës së tij në Kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Sylvinho nuk e fton.

Për këtë ka folur menaxheri i futbollistit, Mario Cenolli.

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2 CNN, Cenolli ka thënë se Mehmeti mezi pret që të luajë për Shqipërinë, madje thekson se nuk e di pse Sylvinho s’e fton.

Ndër të tjera ai e bën “fakt” të prezencën e sulmuesit në mars, duke parashikuar se Mehmeti do të shënojë.

“Di të them se Mehmeti është një djalë i mrekullueshëm dhe ka një familje të mrekullueshme.

Nga bisedat më të mund t’iu them se mezi po pret që të luajë për Shqipërinë. Nuk e di, nuk ka arsye se përse Sylvinho nuk e thërret.

Mehmeti është gati të luajë në krahë të majtë dhe të djathtë, luan edhe pas sulmuesit. Për mua ne fitojmë 0-1 me Poloninë dhe fitojmë 0-1 në finale me Ukrainën, golin e shënon Mehmeti”, u shpreh Cenolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat