Sacchi vlerëson Milanin

Futboll

Sacchi vlerëson Milanin

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 19:13
Sacchi

Pas fitores me përmbysje në Torino duke u barazuar me pikë me  Napolin në krye të tabelës, Arrigo Sacchi nuk ka më dyshime: Milani është një pretendent serioz për titull.

Duke shkruar në Gazzetta dello Sport, ish-trajneri analizon garën trepalëshe (me Interin një pikë prapa) dhe identifikon asin e vërtetë për ekipin e Massimiliano Allegrit: mungesën e angazhimeve shtesë.

Të qenit jashtë garave evropiane dhe Kupës së Italisë, për Sacchi-n, “nuk është një detaj, por një plus, kuqezinjtë mund të mbërrijnë më të freskët në pranverë, kur gjithçka të vendoset”.

Sacchi më në fund vlerëson “vazhdimësinë e sapogjetur” dhe punën e trajnerit toskan: “Allegri ka meritën që ka ndërtuar një projekt vetëm në pak muaj. Tani lojtarët dinë si të vuajnë dhe të lëvizin si një njësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat