Tre klube e madha gati t’i plotësojnë dëshirën yllit të Interit

Futboll

Tre klube e madha gati t’i plotësojnë dëshirën yllit të Interit

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 17:16
Interi

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, po tërheq interes të madh nga disa nga klubet më të mëdha europiane, përfshirë Manchester City, Barcelona dhe Bayern Munich.

Italiani ka treguar se aftësitë e tij në mbrojtje dhe lojtari i plotë që është në defensivë e bëjnë atë një objektiv tërheqës për gjigantët e futbollit.

Këtë javë, Bastoni deklaroi se ëndrra e tij kryesore është të fitojë Champions League, duke treguar ambiciet e mëdha personale dhe dëshirën për t’u ngjitur në majat e futbollit europian.

Kjo dëshirë mund të ndikojë në të ardhmen e tij dhe në vendimin për një transferim gjatë merkatos së verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat