Fetai në shënjestër të klubeve europiane

Futboll

Fetai në shënjestër të klubeve europiane

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 12:33
Fetai

Një tjetër futbollist i Shkëndijës ka tërhequr vëmendjen e tregut europian.

Bëhet fjalë për Imran Fetain, mbrojtësin e talentuar.

Skuadra nga Polonia, Rumania dhe Portugalia kanë shfaqur interes për 23-vjecarin e Shkëndijes.

Sipas raportimeve, KF Shkëndija kërkon rreth 1 milion euro për kartonin e mbrojtësit të ri.

Fetai luan si qendërmbrojtës, duke qenë një prej lojtarëve më meritorë për suksesin fantastic të Shkëndijës në Ligën e Konferencës Europiane të UEFA-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat