Umtiti: Barcelona me shumë kampionë

Futboll

Umtiti: Barcelona me shumë kampionë

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 12:23
Barcelona

Samuel Umtiti, në një bisedë të gjatë për podcastin “The Elevate House”, rikujtoi vitet e arta te Barcelona (2016-2023).

Për kampionin e botës 2018, “Camp Nou” nuk ishte vetëm skenë futbolli, por një shkollë jete, ku ëndrra për fanellën blaugrana u lidh me mësime të papritura njerëzore.

“Njerëzisht, lojtarë si Iniesta janë në majë, – tha Umtiti. – Është një futbollist i jashtëzakonshëm, por si njeri të bën të kuptosh se, edhe pse ka fituar gjithçka, nuk ka kuptim të mburresh.

Në Francë, shpesh sapo firmos kontratat e para dhe blen makinat e para, mendon se ke arritur majat. Te Barcelona nuk ishte kështu”.

Ai theksoi dallimin në mentalitetin e përditshëm: “Atje takova njerëz shumë të thjeshtë. Vinin në stërvitje me tuta sponsorësh, pa zbukurime, ndërsa në Francë ndonjëherë duket si sfilatë mode.

Doja ta përvetësoja këtë stil; të shohësh kampionë kaq të thjeshtë të mban tokësor”. Fjalët e tij janë një mesazh për gjeneratat e reja, nga dikush që ka jetuar kulmin e futbollit botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat