Shtyhet ndeshja mes FC St. Pauli dhe RB Leipzig

Futboll

Shtyhet ndeshja mes FC St. Pauli dhe RB Leipzig

Më: 9 janar 2026 Në ora: 15:02
Pamje

Temperaturat e ulta kanë prekur një pjesë të mirë të Gjermanisë duke ndikuar edhe në javën e 16-të të Bundesliga-s.

Me anë të një njoftimi të bërë pak çaste më parë nga Bundesliga mësohet se ndeshja mes FC St. Pauli dhe RB Leipzig nuk do të luhet të shtunën (10 janar).

Operatorët e “Millerntor Stadium”, pasi u konsultuan me autoritet lokale, kanë vendosur që të mbyllin dyert e impiantit.

Sipas tyre sasia e borës që ka rënë në ditët e fundit në Hamburg ka bërë që rreth stadiumit të formohet akull ç’ka përbën rrezik për tifozët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat