Domazet i bashkohet Llapit

Futboll

Domazet i bashkohet Llapit

Më: 10 janar 2026 Në ora: 14:23
Ahmed Domazet

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ahmed Domazet, i cili i bashkohet klubit tonë si përforcim në repartin defensiv.

Qendërmbrojtësi i formuar në ekipin e Strugës, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Maqedonisë së Veriut si Karaormani, Ohri dhe Vardarski, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin vendor.

“Me Ahmed Domazet është nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për sezonin e dytë, në përputhje me objektivat dhe projektin sportiv të klubit.

Domazet vjen te Llapi si një futbollist me potencial zhvillimi, duke shtuar opsionet dhe konkurrencën në fazën mbrojtëse të skuadrës sonë për vazhdimin e sezonit.

KF Llapi i uron mirëseardhje Ahmedit dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër”, njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat