Nigeria kualifikohet në gjysmëfinale të AFCON-it

Futboll

Nigeria kualifikohet në gjysmëfinale të AFCON-it

Më: 10 janar 2026 Në ora: 19:20
Kombëtarja e Nigerisë

Nigeria është gjysmëfinalistja e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

“Shqiponjat e Afrikës” fituan pa probleme 0:2 ndaj Algjerisë, në çerekfinalen e luajtur në Marrakech.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa pjesa e dytë nisi në mënyrë fantastike për Nigerinë.

Në minutën e 46-të, Victor Osimhen zhbllokoi shifrat, duke shënuar me kokë, pas një krosimi perfekt të Onyemaechi.

Goli i dytë për Nigerinë erdhi në minutën e 57-të, me Akord Adams, i cili pas asistit fantastik të Osimhen dhe aksionit të shpejtë të Nigerisë.

Në minutat shtesë pati edhe një përballje verbale mes futbollistëve të dy ekipeve.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Nigeria fiton 0-2 dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Egjipt-Bregu i Fildishtë, sfidë që nis në orën 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat