Galatasaray bën ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën

Futboll

Galatasaray bën ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën

Më: 14 janar 2026 Në ora: 14:56
Hoxha

Pas problemeve të dukshme në sulm, veçanërisht në mungesë të Victor Osimhenit, Galatasaray ka vendosur të ndërhyjë në merkato për të shmangur vështirësitë në gjysmën e dytë të sezonit.

Klubi verdhekuq ka intensifikuar kontaktet me disa lojtarë dhe, sipas raportimeve të fundit, ka bërë një lëvizje konkrete për një emër surprizë.

Së fundmi  Galatasaray i ka paraqitur Dinamo Zagrebit një ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën.

Megjithatë, klubi kroat e ka refuzuar propozimin, duke e konsideruar 27-vjeçarin një element kyç për pjesën e dytë të sezonit.

Hoxha po kalon një moment shumë pozitiv me fanellën e Dinamos.

Në kampionat ka zhvilluar 17 ndeshje, duke luajtur 1.026 minuta dhe duke kontribuar me 6 gola dhe 3 asistime.

Këto shifra e kanë bërë atë një titullar të padiskutueshëm në Zagreb.

Sulmuesi shqiptar aktivizohet kryesisht si anësor i majtë, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë apo si sulmues qendror, duke ofruar fleksibilitet të madh taktik. I transferuar në janar 2024 nga Slaven Belupo Koprivnica për 1 milion euro, vlera aktuale e kartonit të tij vlerësohet rreth 2.5 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat