Talenti i Shqipërisë largohet nga Panathinaikosi

Futboll

Talenti i Shqipërisë largohet nga Panathinaikosi

Më: 23 janar 2026 Në ora: 12:27
Elton Fikaj

Mbrojtësi i Kombëtares U-21 Elton Fikaj, po përgatitet për t’u larguar nga gjigandët e Panathinaikos në Greqi.

Destinacioni i ardhshëm për shqiptarin do të jetë po në Superligën helene, por te “armqitë” e Atromitos, rivalë me Panathinaikos në Athinë.

Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me shitje, por huazim sipas mediave greke.

Kjo manovër ka synim minutazhin dhe pjekurinë në një klub me më pak presion në shërbim të Fikaj.

Gjatë këtij sezoni, 20-vjeçari kuqezi ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Panathinaikos, konkretisht në Kupën e Greqisë. Te Shqipëria U-21, Fikaj numëron 13 prezenca, titullar i padiskutushëm nën urdhërat e trajnerit Alban Bushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat