Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Futboll

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Më: 31 janar 2026 Në ora: 12:34
Ciro Immobile

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A në vitet e fundit, Ciro Immobile është bërë me skuadër të re.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, 35-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në kampionatin francez te skuadra e Paris FC.

Skuadra parisiene ka arritur marrëveshje me Bolognan për transferimin e sulmuesit italian.

Immobile do të jetë një përforcim për pjesën e mbetur të sezonit, ku Paris FC synon qëndrimin në elitën e futbollit francez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat