Zbulohen 5 “të paprekshmit” e Arbeloas te Real Madridi

Futboll

Zbulohen 5 “të paprekshmit” e Arbeloas te Real Madridi

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 13:24
Arbeloa e Mbappe

Alvaro Arbeloa ka nisur zyrtarisht një epokë të re te Real Madridi, duke vendosur rregull, hierarki dhe ide të qarta që në javët e para në krye të skuadrës.

Trajneri i ri ka analizuar me shpejtësi problemet e trashëguara nga periudha e Xabi Alonsos dhe ka ndërtuar ekipin rreth pesë figurave kyçe: Vinicius Jr, Jude Bellingham, Fede Valverde, Thibaut Courtois dhe Kylian Mbappé.

Këta lojtarë janë shndërruar në “të paprekshmit” e Realit, duke qenë titullarë absolutë dhe duke luajtur çdo minutë të mundshme nën drejtimin e Arbeloas, me përjashtime të detyruara nga Kupa e Mbretit dhe një dëmtim i hershëm i Bellingham-it. Mesazhi është i drejtpërdrejtë: më të mirët luajnë gjithmonë.

Vinicius ka rifituar lirinë dhe rolin kryesor në sulm, duke u bërë përsëri vendimtar me gola dhe asistime. Bellingham shihet si lideri i projektit, Valverde si simbol i karakterit, ndërsa Courtois dhe Mbappe mbeten boshti i skuadrës. Me besim te yjet dhe një vizion të qartë, Arbeloa po ndërton një Real Madrid ambicioz dhe të orientuar drejt trofeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat